RTSH 24 Live

Amerika

COVID-19, kreu i Pentagonit, pozitiv!

03/01/2022

COVID-19, kreu i Pentagonit, pozitiv!

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin deklaroi se rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

“Simptomat e mia janë të buta dhe unë jam duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim,” tha Austin në një deklaratë duke shtuar se ai do të karantinohej në shtëpi për pesë ditët e ardhshme në përputhje me udhëzimet nga autoriteti shëndetësor amerikan CDC.

“Unë synoj të marr pjesë sa më shumë që të jetë e mundur virtualisht javën e ardhshme në ato takime dhe diskutime kyçe të nevojshme”, tha Austin.

Sekretari i Mbrojtjes tha se ai ishte plotësisht i vaksinuar dhe se kishte marrë një dozë përforcuese në tetor. Ai e kishte parë për herë të fundit presidentin e SHBA Joe Biden personalisht më 21 dhjetor.

Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Shtetet e Bashkuara kohët e fundit është rritur me shpejtësi, pjesërisht për shkak të përhapjes së variantit veçanërisht ngjitës Omicron.