RTSH 24 Live

Europa

COVID-19, Italia regjistron 100 000 raste në 24 orët e fundit

31/12/2021

COVID-19, Italia regjistron 100 000 raste në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Itali regjistruan më shumë se 100 000 infeksione të reja me koronavirus brenda një dite.

Ministria e Shëndetësisë raportoi rreth 127 000 raste me koronavirus në mbrëmje.

Sipas raportit, rreth 160 persona kanë vdekur nga virusi në 24 orët e fundit.

Vendi mesdhetar ka arritur sërish një rekord pas rreth 98 mijë rasteve të reja me koronavirus të regjistruar një ditë më parë.

Përveç kësaj, numri i testeve të kryera për koronavirusin është rritur në mënyrë të vazhdueshme ditët e fundit.

Një rezultat negativ i testit tani kërkohet në shumë pjesë të jetës publike.

Kohët e fundit, përqindja e rezultateve pozitive në të gjitha testet gjithashtu ka vazhduar të rritet.

Qeveria italiane vendosi të mërkurën në mbrëmje të prezantojë masa të tjera antikoronavirus për të ndaluar përhapjen e vazhdueshme të virusit