Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 në vend.
Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 690 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 46 qytetarë, në këto bashki: 28 në Tiranë, 3 në Durrës, Lushnje, Patos, 1 në Kukës, Kurbin, Fier, Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Korçë.
Janë 282 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,206 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Maj 2022)
Raste të reja ditore 46
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 690
Testime totale 1,825,104
Raste pozitive 275,985
Raste të shëruara 272,206
Raste Aktive 282
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 185
Korçë 19
Fier 16
Gjirokastër 15
Shkodër 13
Vlorë 12
Elbasan 7
Durrës 6
Lezhë 4
Dibër 2
Berat 2
Kukës 1″
/rtsh.al/