RTSH 24 Live

Europa

Borell: Retorika e ndarjeve ka penguar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

28/12/2021

Borell: Retorika e ndarjeve ka penguar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph  Borell deklaroi se retorika e ndarjeve në Ballkanin Perëndimor në vitin 2021 i ka penguar përpjekjet për afrimin e rajonit drejt ardhmërisë evropiane.

”Rritja e retorikës dhe aksioneve të ndarjes në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në Bosnje-Hercegovinë, kanë penguar përpjekjet për afrimin e gjashtë vendeve drejt ardhmërisë së tyre evropiane”, tha Borell.

Ai theksoi se ”BE-ja duhet të vazhdojë të përkrahë Ukrainën dhe Moldavinë në rezistencën ndaj presionit rus dhe të mos tolerojë Bjellorusinë”.

Borel tha se pandemia e koronavirusit ka zgjatur më tepër se sa është pritur para një viti duke shtuar se varianti Omicron po kërkon të vendosen kufizime të mëdha dhe po kërcënon rimëkëmbjen.

”Megjithatë, e dimë se vaksinat bëjnë dallimin e madh. Shumica e evropianëve kanë marrë të paktën dy doza. BE-ja eksporton vaksina kundër koronavirusit pa ndërprerje nga dhjetori i vitit 2020”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia i ka penguar vendet në zhvillim që të jenë në hap me botën e zhvilluar duke shtuar se kjo ka sjellë rritjen e urisë dhe varfërisë në botë./MIA