RTSH 24 Live

Coronavirus

Biden, task forcë për variantet covid

15/01/2022

Biden, task forcë për variantet covid

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden po shikon mundësitë e krijimit të një task force për t’u marrë me variantet e ardhshme të Covid-19 si edhe me kërcënimet e tjera të lidhura me pandeminë, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë gati në rast të versioneve të reja të këtij virusi. Sipas raportimeve të medias amerikane, Pandemic Task Force do të fokusohet në zhvillimin e vaksinave, trajtimet dhe testet diagnostike. Varianti i ri Omicron po krijon shumë probleme për sistemin shëndetësor amerikan duke e vënë sërish atë nën presion. Në terma absolutë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me më shumë viktima, me 849 061 të vdekur, të ndjekura nga Brazili me 620 796, India me 485 350 dhe Rusia me 319 911 vdekje.