RTSH 24 Live

Politikë

Berisha paralajmëron : Do bëjmë protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit!

15/01/2022

Berisha paralajmëron : Do bëjmë protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit!

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka nisur takimet me përkrahësit e tij pas protestave të një jave më parë tek selia e PD për ta marrë atë në zotërim. “Duhet të jemi të gatshëm për protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit. Axhenda jonë është liria dhe vetëm liria” tha Berisha gjatë takimit në Lezhë. 
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha se po mbajnë peng selinë për shkak të projektit të kullave, të cilin ai e quajti "Parku i 4 hajdutëve". "Ky është shkaku pse Edi Rama kërkon të mbajë peng shtëpinë tonë, shtëpinë e lirisë, shtëpinë e demokratëve" tha Berisha.
“Një lojë e gjerë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kundër jush, kundër shqiptarëve" tha më tej ai. "Qëllimi ynë më 8 janar ishte që të nxirrnim kriminelët nga shtëpia. Natyrisht ta nxirrnim nga zyra pengun e turpshëm, njeriun më të degraduar në historinë politike shqiptare" tha ish kryeministri Berisha kundër kreut të PD Lulzim Basha.