RTSH 24 Live

Politikë

Berisha nis takimin në Shkodër me 1 minutë heshtje për Ramazan Rragami

16/01/2022

Berisha nis takimin në Shkodër me 1 minutë heshtje për Ramazan Rragami

Fjalën e tij para mbështetësve shkodranë, ish-kryeministri Berisha e nisi me 1 minutë heshtje për legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare një ditë më parë. Berisha e vlerësoi Rragamin si një prej figurave më të shquara të Shkodrës. ‘Sot Shkodra ndahet me njërin prej bijve të saj më të shquar, një superyll të futbollit të Shkodrës dhe Shqipëri, Ramazan Rragami. Prandaj të mbajmë 1 minutë heshtje për të.  I përjetshëm kujtimi për të. Atdhetarit dhe qytetarit që u ndje përherë krenarë me Shkodrën dhe shkodranët e tij’, tha Berisha.