RTSH 24 Live

Europa

Beaune: Franca do të ndihmojë në dialogun MV-Bullgari

22/12/2021

Beaune: Franca do të ndihmojë në dialogun MV-Bullgari

Një zgjidhje për problemet mes dy vendeve duhet gjetur sa më shpejt të jetë e mundur, por përcaktimi i afateve mund të prishë ritmin e procesit, ndërkohë që Franca është e gatshme ta mbështesë këtë proces si partnere dhe si kryesuese e radhës me Këshillin e BE-së, deklaroi para gazetarëve në Sofje, sekretari francez për Çështjet Evropiane, Clement Beaune.

Beaune theksoi se ”ka vullnet tek qeveria e re bullgare dhe tek autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e dialogut”.

”Që të ruhet stabiliteti i Ballkanit, Franca nuk mund të presë shumë gjatë, por në të njëjtën kohë duhet të kemi mirëkuptim për problemet që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i zgjidhin. Po largohem nga Sofja me vetëbesim dhe shpresë, pasi prej autoriteteve bullgare kam parë vullnetin për gjetjen sa më parë të një zgjidhjeje”, deklaroi Beaune.

Ai kujtoi se Franca ka kërkuar metodologji të re për negocim me vendet të cilat tashmë i kanë filluar negociatat, si Serbia dhe Mali i Zi, si dhe ato të cilat duhet të negociojnë, si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Gjatë vizitës në Sofje, Beaune u prit nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministri Kirill Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska./ATSH