RTSH 24 Live

Politikë

Basha nga Fieri: Të lemë pas hijet e të shkuarës, zgjedhim të ardhmen!

16/01/2022

Basha nga Fieri: Të lemë pas hijet e të shkuarës, zgjedhim të ardhmen!

Nga Fieri, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se ky është i pari takim që zhvillohet pas një ngjarjeje traumatike për demokratët, shqiptarët, siç ishte ajo e 8 janarit. Sipas kryedemokratit, mesazhi që sot japin fierakët është se shqiptarët zgjedhin të ardhmen.

Basha: Jam thellësisht mirënjohës për praninë në këtë sallë të themeluesve të PD, në të gjitha degët e Fierit, të atyre që në ditët më të vështira, por edhe në ditët më të bukura, të kohërave më të çmendura, por edhe kohërave të mendimit më të pastër, të ndryshimit të madh ‘90-91 janë sot këtu krah për krah bijave, nipërve e mbesave të tyre. Ju them nga zemra faleminderit. Faleminderit për praninë tuaj në këtë takim, që ka një rëndësi të veçantë dhe është domethënës, sepse është i pari që zhvillojmë pas një ngjarjeje traumatike për demokratët, shqiptarët, siç ishte ajo e 8 janarit. Me praninë tuaj, me zërin që ushton, me sytë plot shpresë nga e ardhmja që kemi vendosur të ndjekim, duke lënë pas hijet e të shkuarës, nga Fieri oshtinë sot mesazhi se zgjedhim të ardhmen për veten tonë, për partinë tonë dhe për familjen tonë politike.

Lulzim Basha tha se me vettigun e politikanëve, do t'i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti "3 dinozaurët e tranzicionit".

"Zëri i tyre do të dëgjohet. Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të "trekëndëshit të Bermudës", ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta", tha Basha.