RTSH 24 Live

Politikë

Basha- Berisha, përballje me mbështetësit në të njëjtin orar

16/01/2022

Basha- Berisha, përballje me mbështetësit në të njëjtin orar

Kjo e diel do të jetë plot zhvillime në kampin blu. Kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, do të demonstrojnë "forcën" e tyre në bazë, duke takuar mbështetësit. Pas ndryshimeve të reja në PD, zoti Basha do të shkojë në qytetin e Fierit, me kryetarin e ri të grupit parlamentar, deputetin, Enkelejd Alibeaj.

Deputeti i këtij qyteti ka qenë në ndër më të ashpërit sa i përket përplasjeve brenda PD, pas protestës se 8 janarit nga Berisha. Takimi i Bashës do të nisë në ora 11:00.

Nga ana tjetër, edhe Berisha ka njoftuar prej disa ditësh se sot do të jetë në Shkodër. Takimi do të zhvillohet në të njëjtin orar. Ish-kryeministri do t'i mbledhë mbështetësit e tij në “Pallatin e Sporteve”, ndërsa foli sërish për "revolucion demokratik".