RTSH 24 Live

Kronika

Atentati tek "Don Bosko", shënjestër e atentatit, daja i viktimës

05/01/2022

Atentati tek "Don Bosko", shënjestër e atentatit, daja i viktimës

Edmond Crroji, daja i Erion Çelës që mbeti viktimë nga plumbat një ditë më parë në zonën e "Don Boskos" në Tiranë, dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e tij dhe kanë pritur rastin që të gjendej bashkë me dy nipërit

41-vjeçari rezulton të ketë probleme me drejtësinë jashtë vendit për trafik narkotikësh. 

Autorët të cilët lëviznin me një mjet tip “Benz” qëlluan nga jashtë në drejtim të lokalit ku ndodheshin në një tavolinë viktima dhe të tjerët. 

Viktima kishte mbajtur edhe emrin Adriatik Çela, ndërsa ishte pronar i një tabakino, që ndodhet shumë pranë vendit ku u vra. 

Në vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë pasi të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve. Kjo ka shtuar akoma më shumë dyshimet e hetuesve se kemi të bëjnë me vrasës profesionistë.