RTSH 24 Live

Coronavirus

Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend! Regjistrohen 24 raste të reja infeksioni

11/05/2022

Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend! Regjistrohen 24 raste të reja infeksioni

Situata me pandeminë në vend vijon të mbetet e qetë, teksa në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me virusin 24 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar: 11 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Sarandë, 2 në Durrës, Elbasan, 1 në Delvinë, Korçë.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,757 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vaksinohen si mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Statistika (11 Maj 2022)

Raste të reja ditore 24

Të shëruar në 24 orë 47

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 790

Testime totale 1,814,993

Raste pozitive 275,440

Raste të shëruara 271,757

Raste Aktive 186

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 102

Fier 25

Vlorë 15

Shkodër 10

Lezhë 8

Elbasan 7

Korçë 3

Gjirokastër 6

Durrës 6

Berat 2

Kukës 2

 

/rtsh.al/