RTSH 24 Live

Kronika

Armëmbajtje pa leje, arrestohet një 23-vjeçar

14/01/2022

Armëmbajtje pa leje, arrestohet një 23-vjeçar

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga të Policisë pasi qarkullote me armë zjarri me vete. Ndërkaq, shtetasi me iniciale M,.G, 23 vjeç banues në Tiranë është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, i gjetën një armë zjarri pistoletë. 

“Pas lokalizimit dhe ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjet dhe kontroll fizik ndaj drejtuesit, të cilit i kanë gjetur një sasi fishekësh. Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari”, informon Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale