RTSH 24 Live

Politikë

Ambasada e SHBA: Kontributi i Nishanit për marrëdhëniet me Amerikën do mbahet mend gjatë

28/05/2022

Ambasada e SHBA: Kontributi i Nishanit për marrëdhëniet me Amerikën do mbahet mend gjatë

Ambasada e SHBA në vendin tonë, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Ambasada, në një postim në rrjetet sociale,  shkruan se kontributi i Nishanit për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend gjatë.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shkruan ambasada e SHBA.

/rtsh.al/