RTSH 24 Live

Politikë

Alibeaj: Me ndarjen nga jeta të Nishanit, Shqipëria humbi një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur

28/05/2022

Alibeaj: Me ndarjen nga jeta të Nishanit, Shqipëria humbi një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish- presidentit, Bujar Nishani.

"Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në çdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President. Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!", shkruan Alibeaj.  

/rtsh.al/