RTSH 24 Live

Europa

7 viktima nga shembja e pallatit në Itali, 2 të tjerë ende nën rrënoja

13/12/2021

7 viktima nga shembja e pallatit në Itali, 2 të tjerë ende nën rrënoja

Ekipet e zjarrfikësve kanë gjetur gjatë natës dhe 4 trupa të pajetë nga shembja e pallatit në Ravanusa të Agrigentos në Itali, duke e çuar në 7 në total bilancin e viktimave.

Pallati 4-katësh u shemb mbrëmjen e së shtunës në Ravanusa si pasojë e rrjedhjes së gazit që përdorej për ngrohje dhe gatim nga banorët.

Ende dyshohet se nën rrënoja ndodhen dhe dy persona të tjerë, kështu që vijon puna për gjetjen e tyre.

Dëshmitarët tregojnë se ngjarja mund të ishte parandaluar pasi prej disa ditësh kishin ndjerë erë gazi në zonë. Shpërthimi raportohet të ketë qenë shumë i fuqishëm sa që dëmtoi dhe pallatet pranë./A2