RTSH 24 Live

Politikë

30-vjetori i FRESSH, Balla: PS alternativa e vetme në Shqipëri!

15/01/2022

30-vjetori i FRESSH, Balla: PS alternativa e vetme në Shqipëri!

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka deklaruar se PS është e hapur të bashkëpunojë me çdo të ri dhe të re në të gjithë vendin, kudo që ata janë. Duke folur të shtunën në përkujtimin e 30 vjetorit të FRESh në Tiranë, zoti Balla tha se "PS mbetet partia më e hapur ndaj të rinjve dhe ndaj na duhet një hapje më e re që të jetë dhe më e madhja në këto 30-vite".
Balla u shpreh më tej se "PS është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe për çdo të ri apo të re që ka një vizion për të ndryshuan të ardhmen e vendin, pasi ajo është e vetmja alternative sot për sot për Shqipërinë.