RTSH 24 Live

Kronika

3-vjeçari humbi jetën në kopësht, familjarët protestë para prokurorisë në Fier: ”Të zbardhet ngjarja”

10/01/2022

3-vjeçari humbi jetën në kopësht,  familjarët protestë para prokurorisë në Fier: ”Të zbardhet ngjarja”

Familjarët e 3-vjeçarit, i cili humbi jetën tragjikisht në një kopësht privat në qytetin e Fierit, kanë dalë në protestë përpara Prokurorisë, të cilës i kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. 
Gjatë prononcimeve të tyre në media, ata janë shprehur se ende nuk kanë dijeni se si ka ndodhur ngjarja, e se brenda në kopësht nuk ka kamera sigurie edhe pse në fillim u ishte pretenduar e kundërta.
Ata kanë kërkuar edhe që të takohen me strukturat përkatëse të drejtësisë që po merren me hetimin e vdekjes të së miturit.