RTSH 24 Live

Europa

Trazirat në Kazakistan, arrestohet për tradhëti ish-kryeministri, njëkohësisht ish-kreu i inteligjecës

08/01/2022

 Trazirat në Kazakistan, arrestohet për tradhëti ish-kryeministri, njëkohësisht ish-kreu i inteligjecës


Autoritetet e Kazakistanit kanë arrestuar ish-kreun e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të vendit me dyshimin për tradhti, thanë të shtunën autoritet në këtë shtet, ndërsa ish-republika sovjetike është tronditur nga trazirat më të ashpra të ndodhura në 30 vitet e fundit. Karim Massimov, i cili u shkarkua këtë javë nga ky organi i rëndësishëm i inteligjencës u arrestua së bashku me disa zyrtarë të tjerë, emra e të cilëve nuk u bënë publik. Reuters raporton se e kishte të pamundur që të kontaktonte Massimovin, i cili kishte mbajtur dy herë pozitën e kryeministrit dhe në të kaluarën kishte punuar ngushtë me ish-presidentin e Kazakistanin, Nursultan Nazarbayev, i cili sundoi këtë shtet për tri dekada derisa ia dorëzoi presidencën Kassym-Jomart Tokayev në vitin 2019. Dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe ndërtesat publike në të gjithë Kazakistanin janë plaçkitur dhe djegur gjatë javës së kaluar. Demonstratat filluan si përgjigje ndaj një rritjeje të çmimit të karburanteve, por u shpërthyen në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë së Tokayevit të mbështetur nga Rusia dhe ishte presidenti Nazarbayev, familja e të cilit besohet se gjerësisht ka ruajtur ndikimin në Nur-Sulltan. Pas disa ditësh dhune, forcat e sigurisë duket se kanë rimarrë kontrollin e rrugëve të qytetit kryesor të Kazakistanit Almaty të premten. Tokayev tha se ai kishte urdhëruar trupat e tij të qëllonin për të vrarë personat që nuk iu bindeshin urdhrave të forcave të sigurisë. Më parë ai tha se se rreth 20 000 kriminelë kanë sulmuar Almatyn qytetin më të populluar të vendit.  Ministria e Brendshme e Kazakistanit tha se më shumë se 4,400 njerëz ishin arrestuar që nga fillimi i trazirave. Një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia është vendosur në Kazakistan gjë që ka nxitur kundërshtimin e SHBA-ve.