RTSH 24 Live

Filma

Rusia do të fillojë xhirimet e një filmi në hapësirë

05/10/2021

 Rusia do të fillojë xhirimet e një filmi në hapësirë

Sot e martë, 5 tetor 2021 anija kozmike Soyuz-MS19 mbart me vete artistë që për herë të parë në kinematografi do të xhirojnë një film në hapësirë. Fati i shkoi regjisorit Klim Shipenko dhe aktores Julia Peresild , të cilët do të punojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për dymbëdhjetë ditë për filmin " Sfida ", i cili pritet të përfundojë dhe të shfaqet premierë vitin e ardhshëm.

Përgjegjësinë për transferimin e sigurt të ekuipazhit tre anëtarësh të anijes kozmike Soyuz-MS19 në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
e ka marrë një nga kozmonautët rusë më me përvojë, 49-vjeçari Anton Skaplerov, një ish- pilot hapësire. Duke folur për Agjensinë e Lajmeve të Athinës, pak para fillimit, Anton Skaplerov tha se, ishte i ngazëllyer që do të kishte mundësinë të kontribuonte në filmin e parë në historinë njerëzore që xhirohet në hapësirë ​.

Shumë media ruse raportojnë se një konkurs global u mbajt për të zgjedhur aktoren që do të siguronte rolin e parë femër, duke tërhequr rreth tre mijë pjesëmarrëse. U zgjodhën tridhjetë dhe më pas gjashtëmbëdhjetë kandidatë, por 37-vjeçaren Julia Peresild arriti të ishte zgjedhja kryesore, me zëvendësuesen e saj 34-vjeçaren Alyona Mordovina, e cila iu nënshtrua një programi trajnimi intensiv për të qenë në gjendje të përballonte nevojat e saj të jetës kushtet e mungesës së peshës.

Anija kozmike Soyuz-MS19  doli sot nga atmosfera e Tokës dhe pritet të ndjekë udhëtimin më të shkurtër të mundshëm, prej rreth tre orësh për të qenë në gjendje të ankorohet në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.