RTSH 24 Live

Politikë

"Referendumi e drejtë kushtetuese", Meta citon George Bush: Nxit përfshirjen publike në çështjet shtetërore

11/08/2022

"Referendumi e drejtë kushtetuese", Meta citon George Bush: Nxit përfshirjen publike në çështjet shtetërore

Referendumi është një e drejtë kushtetuese që populli e vendosi vetë me referendum më 22 nëntor 1998. Kështu  ka deklaruar Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka cituar ish-presidentin amerikan George Bush sipas të cilit nisma dhe referendumi e bëjnë qeverinë më reaguese ndaj qytetarëve të vet, neutralizojnë pushtetin e interesave të grupeve të veçanta dhe nxisin përfshirjen publike në çështjet shtetërore.

Të dashur qytetarë! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998:

📌 NENI 150

1⃣. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

2⃣. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

3⃣. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj. Kanë kaluar 24 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues. Çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve, për të bërë të mundur ushtrimin e demokracisë direkte!

"Nisma dhe referendumi e bejnë qeverinë më reaguese ndaj qytetarëve të vet, neutralizojnë pushtetin e interesave të grupeve të veçanta dhe nxisin përfshirjen publike në çështjet shtetërore". - George W. Bush”, shkruan Ilir Meta në rrjetin social Facebook.