RTSH 24 Live

Libra

"Me Moikomin" nga Enver Kushi, në 1-vjetorin e vdekjes promovohet libri me ditar, letra dhe shkrime

21/06/2021

"Me Moikomin" nga Enver Kushi, në 1-vjetorin e vdekjes promovohet libri me ditar, letra dhe shkrime

"Me Moikomin" është libri me ditar, letra, shkrime të Mokoim Zeqos edhe në ditët e tij të fundit të jetës, me autor Enver Kushin, mik prej gati 50 vitesh i Moikom Zeqos. Libri është promovuar në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta në mjediset e fondacionit "Fundjava Ndryshe".
 "Vdekjes dhe harrimit iu bërtas. Unë jam këtu s'kthehem mbrapsht." Janë vargjet e Moikom Zeqos, që vdekjes nuk ia ndryshoi dot udhën, por gjatë një viti nga ikja e tij nga kjo botë, ia ka dalë mos harrohet e të mbledhë miqtë e tij për të promovuar librin "Me Moikomin" që përmbledh ditar edhe në ditët e tij të fundit të jetës, shkrime, letra... të autorit Enver Kushi, edhe mik i tij i vjetër i rinisë.
Moikom Zeqo sic ishte i gjithanshëm në fushat e dijes, duke u bërë edhe pjesë e politikës edhe pse hoqi dorë shpejt prej saj, ashtu është i gjithanshëm edhe në miqësitë e tij apo vlerësimet nga të gjitha kahet e politikës.