RTSH 24 Live

Politikë

"Koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë", Veliaj-Metës: Sot ka ajrin më të pastër, në kohën tënde mbytej nga tymi

11/08/2022

"Koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë", Veliaj-Metës: Sot ka ajrin më të pastër, në kohën tënde mbytej nga tymi

Postimi i një fotoje nga ana e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga Tirana e 1980-ës dhe ajo e 2021, teksa vihen re ndryshimet që ka pësuar ndër vite në ndërtime, shoqëruar me shkrimin se ka ardhur koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri ka nxitur reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një postim në Twitter Veliaj shkruan se fotoja nuk ka asnjë lidhje me Tiranën e vitit 2021 ndërsa thekson që ajrin e ka më të pastër se në kohën kur Meta ishte kryeministër.

"Të kesh nostalgji për Tiranën kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! PS. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujes si vello. S'ke asnjë ndërtesë 2021 ne foto!“, shkruan Veliaj.

/rtsh.al/