RTSH 24 Live

Europa

Franca mori sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Europian

01/01/2022

     Franca mori sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Europian

Franca mori këtë të shtunë presidencën e radhës së Bashkimit Europian, dhe në një fjalimim e fundvitit të mbajtur një ditë më parë presidenti i atij vendi Emanuel Makron, bëri thirrje për një Europë më të fortë dhe të bashkuar. – Kontinenti ynë është krititkuar shumë gjatë viteve të fundit. Thonë se është i përcarë dhe  i paaftë për projekte kolektive. Por kriza e covid 19 ka treguar se Europa jonë jo vetëm është e dobishme por gjithashtu një burim shprese, tha Macron, i cili pas rreth katër muajsh do të përballet me zgjedhje në vendin e tij. Ekspertët thonë se marrjen e presidencës së radhës së BE-së, Macron mund ta përdorë për fushatën e tij. – Mund të mbështeteni në angazhimin tim të plotë se kjo periudhe, e cila vjen vetëm një herë në 13 vjet,  do të jetë periudhë progresi për ju, - tha Macron, para se të rendiste priritetet e tij kryesore si kontrolli i kufijeve, mbrojtja  europiane, ndryshimet klimatike dhe barazia gjinore. E ndërsa foli edhe për zgjedhjet e prillit, ku bëri thirrje që vendi të vijonte të qëndronte i bashkuar, Macron e mbylli fjalimin e tij duke thënë "Jetë të Gjatë Europës, Republikës dhe Francës".  Ndërkohë, për të shënuar fillimin e presidencës gjashtëmujore të BE-së, ndërtesat historike në të gjithë vendin u ndricuan me flamurin e BE-së në kohën e ndërrimit të viteve, përfshi Pallatin Elize dhe Kullën Eifel. Autoritetet anulluan spektaklin tradicional të fishekzjarreve që zhvillohej çdo vit në Paris dhe në të gjithë vendin u mbyllën klubet e natës për shkak të pandemisë së coronavirusit,